Please enter at least 3 characters.

Quique Setien ka shkaktuar edhe më shumë kaos te Barcelona – katalunasit po shkojnë drejtë dështimit

2020/06/GettyImages-1252898693.jpg
295:"VIGO, SPAIN - JUNE 27: Quique Setien, Head Coach of FC Barcelona speaks with Ansu Fati and Arturo Vidal of FC Barcelona at the water break during the Liga match between RC Celta de Vigo and FC Barcelona at Abanca-Balaídos on June 27, 2020 in Vigo, Spain. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Katër vite pasi Barcelona kishte arritur të ndërtonte strategjinë me talentët, futbollin fantastik dhe filozofinë e thënies “Më shumë se një klub”, kanë ndryshuar.

Tani, gjërat janë më ndryshe te Blaugranasit me të rinjtë që nuk po kanë hapësira, taktikat janë të thjeshta që topi duhet të kalojë te Lionel Messi dhe kaosi është gjithkund.

Lojtarët tani publikisht po argumentojnë ashpër me hierarkinë e klubit, për strategjinë e transferimeve dhe me shkarkimet e trajnerëve.

Celta Vigo vs Barcelona (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Marca raporton se tani është në kaos në zhveshtoren e Barcelonës, sidomos pas barazimit 2-2 ndaj Celta Vigos në mbrëmjen e kaluar.

Luis Suarez thuhet se ka kritikuar sistemin e trajnerit Setien dhe të ndihmësit të tij, duke ndier se nuk mund të fitojnë trofe nën urdhrat e tyre.

E njëjta situatë kishte ndodhur edhe në fillim të edicionit me Ernesto Valverden, duke shkuar deri ën shkarkimin e tij në fund të vitit, por problem kanë vazhduar edhe më pas. /Telegrafi/