Please enter at least 3 characters.

QMK: Shumë raportime për përmbytje dhe dëme në infrastrukturë pas stuhisë në Shkup, zonat më kritike janë Kisella Voda, Gazi Baba, Buteli, Çairi dhe Aerodromi

2016/01/pasdite-pritet-stuhi-e-madhe_hd.jpg
Pasdite pritet stuhi e madhe
Pasdite pritet stuhi e madhe

Sipas informacioneve të marra përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 dhe institucioneve kompetente, pas stuhisë që goditi Qytetin e Shkupit dhe rrethinat e tij, janë regjistruar raportime të shumta për përmbytje dhe ndërprerje të infrastrukturës, dhe numri më i madh ka të bëjë me ndërtesa banimi, bodrume, garazhe dhe rrugë të përmbytura, si dhe me lëvizje të vështirësuar në pjesë të qytetit, njoftoi sot Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK).

Zonat më kritike janë Kisella Voda, Gazi Baba, Buteli, Çairi dhe Aerodromi, thekson QMK, duke shtuar se situata monitorohet vazhdimisht dhe ekipet ndërhyjnë në terren sipas nivelit të prioritetit dhe rrezikut.

Sipas pasqyrës statistikore, e cila u publikua nga Qendra Qendrore Meteorologjike, si pasojë e stuhisë së djeshme, u përmbytën dy nënkalime, tre rrethrrotullime, më shumë se tetë rrugë, pesë lagje (Kisella Vodë, Autokomandë, Çair, Aerodrom, Lisiçe e Epërme), ka disa raportime për ndërtesa banimi (shtëpi) të përmbytura dhe bodrume dhe garazhe të përmbytura, dy ndërtesa afariste (magazina), një institucion publik (ASHAM), ka dy rrjedha uji/kanale kritike dhe më shumë se dhjetë lokacione raportuan trafik të rënduar.

Pikat kritike të infrastrukturës së trafikut janë nënkalimi përpara rrethrrotullimit në Butel, nënkalimi në bulevardin "Srbija" (Kisella Vodë), rrethrrotullimet te East Gate, Moto Centar, Cementara dhe Zhelezara, rruga "Jordan Mijalkov" (pas Diamond Mall), parkingjet e përmbytura dhe korsitë e brendshme të trafikut në Rasadnik dhe Aerodrom.

QMK njofton se në terren janë angazhuar dhe veprojnë në mënyrë të koordinuar: Njësitë Territoriale të Zjarrfikësve (NZZT), Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DZS), Ndërmarrjet Publike të Shërbimeve të Komunave, Ekipet Komunale "Rruga e Maqedonisë" dhe institucione dhe shërbime të tjera kompetente./Telegrafi/