Qeveria zgjat afatin për kthimin e policëve serbë
31/05/2008
Rreth 1/3 e serbëve e braktisën policinë disa ditë pas shpalljes së pavarësisë, duke thënë se përballen me presione të mëdha nga liderët serbë që të largohen.
Të premten ishte afati i fundit për kthimin e tyre në punë, por ministria e Brendshme e Kosovës tha se ata për momentin ende do t'i marrin rrogat e tyre, njofton Radio Evropa e Lirë.
Ministria e shpjegoi hapin si përpjekje për të ulur tensionet në vend.


