Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës
19/06/2026
Qeveria ka vendosur të shfuqizojë Bordin e Transparencës për karburantet.
Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së ministrave, shkruan A2.
Bordi i Transparencës u ngrit nga qeveria më 23 mars 2026, pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme.
“Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, tha Ibrahimaj. (A2 Televizion)


