Please enter at least 3 characters.

"Qeveria Hoti", largohet Abdixhiku rikthehet Veliu

2020/06/Screenshot_3-6.png

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publikë emrat e ministrave nga radhët e LDK-së, në Qeverinë Hoti, e cila pritet të votohet të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Në Qeverinë e re disa prej ministrave aktualë të LDK-së do të mbesin në pozitat e njëjta, kurse disa do të marrin ministri tjera e njëri prej tyre është larguar.

Hykmete Bajrami, e cila aktualisht është ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në Qeverinë Hoti do ta udhëheq Ministrinë e Financave, ndërsa Agim Veliu do të rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan Telegrafi.

Kurse, pjesë e kabinetit qeveritar nuk do të jetë Lumir Abdixhiku. E, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, të cilën e udhëhoqi Abdixhiku, pritet ta udhëheq Arban Abrashi, shkruan Telegrafi.

Driton Selmanaj, zëvendëskryeministërHykemte Bajrami – Ministrinë e FinancaveAnton Quni – Ministrinë e MbrojtjesVlora Dumoshi – Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe SportitAgim Veliu- Ministrinë e Punëve të BrendshmeArban Abrashi- Ministrinë e Infrastrukturës dhe AmbientitArmend Zemaj- Ministrinë e ShëndetësisëBesian Mustafa – Ministrinë e Bujqësisë

Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet nesër në ora 11:00. /Telegrafi/