Please enter at least 3 characters.

Qeni u takua me foshnjën e porsalindur, videoja do t'ju shkrijë së qeshuri

2021/09/63a51afa-bbc2-411a-8cff-8e551dace6d8.jpg

Justine Klope ndau një video në TikTok në të cilën ajo tregoi takimin adhurues midis qenit të saj, Opie dhe djalit të saj të porsalindur.

Videoja tregon burrin e Justines të përkulur drejt qenit ndërsa mbante foshnjën në krahë dhe Opie menjëherë filloi të nuhasë me kureshtje vëllain e saj të ri.

"Ata do të jenë miqtë më të mirë", thuhet në përshkrim.

Videoja mblodhi afro dy milionë shikime në një periudhë të shkurtër kohe dhe komentuesit nuk e fshehën entuziazmin e tyre.

"Ata janë shumë të lezetshëm", "Një pamje e bukur", "Ata gjithmonë do ta mbrojnë atë", "Kjo më bëri të qaj", janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/