Qeni hapi një gropë, pronarja u shokua kur zbuloi arsyen
Përdoruesja e TikTok, Sophie Molkenthin, mbeti e habitur kur e kuptoi arsyen e vërtetë pse qeni i saj Rosie po gërmonte një gropë në oborr prej ditësh.
Ajo e ndau zbulimin në një video shumë qesharake në TikTok, e cila u bë virale dhe mori mbi gjashtë milionë shikime.
Në video shihet Rosie duke gërmuar me përkushtim, ndërsa pronarja shpjegon në përshkrim se kjo po ndodh prej disa ditësh.
“Qeni im ka qenë duke gërmuar këtë gropë ditët e fundit dhe mendoj se më në fund e kuptova pse...”, ka shkruar ajo.
Pak më vonë, historia merr një kthesë të papritur. Rosie e shtyn vëllain e saj, qenin tjetër të quajtur Pancho, drejt e në gropën që kishte hapur.
“Mendoj se ajo dëshiron të jetë fëmija i vetëm në familje”, është tallur pronarja në përshkrimin e videos dhe më pas ka shtuar me shpejtësi se Pancho është mirë. /Telegrafi/


