Please enter at least 3 characters.

Që nga 19 prilli lejohet udhëtimi midis Australisë dhe Zelandës së Re

2021/04/773x435_cmsv2_79e722b8-0cfb-50ab-87d1-facd3c7c328b-5530738.jpg

Zelanda e Re njoftoi të martën se do të hapë një “kanal udhëtimi” të parashikuar prej kohësh me Australinë, duke filluar që nga 19 prilli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fillimi i udhëtimit pa karantinë midis kombeve fqinje vjen si një lehtësim për familjet që janë ndarë nga pandemia e coronavirusit si dhe për operatorët turistikë.

Të dy vendet kanë qenë të suksesshëm në ndalimin e përhapjes së virusit.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se zyrtarët shëndetësorë besojnë se rreziku i transmetimit të virusit nga Australia është i ulët dhe se udhëtimi tani është i sigurt.

Australia më parë kishte lejuar banorët e Zelandës së Re të mbërrinin pa hyrë në karantinë, por Zelanda e Re kishte marrë një qasje më të kujdesshme, duke u kërkuar udhëtarëve nga Australia të kalonin dy javë në karantinë pas mbërritjes. /Telegrafi/