Please enter at least 3 characters.

Punonjësit e Ministrisë së Kulturës në RMV sot përsëri në protestë, kërkojnë rritjen e pagave

2017/06/Ministria-e-Kulturës-me-llogo-e1498034955184.jpg

Sot në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00 para Qeverisë, punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë së Filmit përsëri sot me anë të një proteste paqësore do të shprehin edhe një herë pakënaqësinë e tyre për të ardhurat e tyre mujore.

Ata reagojnë se në Ministrinë e Kulturës dhe Administratën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, pagat e pothuajse 70% të të punësuarve janë nën pagën mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa dallimi me pagat e të punësuarve në të njëjtën pozitat në institucionet nga lëmia e kulturës janë nga 10.000 denarë.

Punonjësit e këtyre tre institucioneve, siç thonë ata, kërkojnë rritje pagash sipas shembullit të punonjësve të Ministrisë së Financave, të cilat me ligj u rritën për 30%./Telegrafi/