Please enter at least 3 characters.

Publikohet një këngë e Winehouse e padëgjuar më parë, të cilën e kishte incizuar si 17 vjeçare

2018/02/AmyWinehouse-2.jpg
387:"LONDON - FEBRUARY 10: British singer Amy Winehouse performs at the Riverside Studios for the 50th Grammy Awards ceremony via video link on February 10, 2008 in London, England. Winehouse won 5 out of her 6 nominations including, record of the year, best new artist, song of the year, pop vocal album and female pop vocal performance. (Photo by Peter Macdiarmid/Getty Images for NARAS)
22:"Getty Images for NARAS

Muzikanti britanik, Gil Cang, e ka shpërndarë në YouTube këngën "My Own Way", të cilën Amy Winehouse e kishte incizuar në vitin 2001.

Këngën e kanë realizuar James McMillan dhe vet këngëtarja e ndjerë, në kohën kur ajo përpiqej të tërhiqte interesimin e studiove të mëdha incizuese.

"Në atë periudhë kemi punuar në shumë këngë pop me artistë të ndryshëm. Incizimet demo ua dërgonim shtëpive diskografike, ndërsa bota e muzikës pop asokohe ishte e mbytur nga bendet e këqija. Amy erdhi të na shihte, hapi gojën dhe thjesht na mahniti", ka thënë Cang.

(Foto: Getty Images)

Amy Winehouse ndërroi jetë në vitin 2011 si pasojë e intoksikimit me alkool, ndërsa pas vdekjes së këngëtares, studioja e saj incizuese e kishte shkatërruar të gjithë materialin e papërfunduar duke penguar publikimin e këngëve pas vdekjes së saj.

"Nuk ka shumë kohë që e kam gjetur këtë këngë dhe thashë: "Pse të mos e dëgjojnë njerëzit?'. Prandaj e publikova", ka treguar Cang.

Winehouse ndërroi jetë në moshë 27-vjeçare, mirëpo aq i mjaftuan që të bëhej ndër yjet kryesore botërore të muzikës.

Ajo la pas vetes shumë hite të mëdha muzikore, disa prej të cilëve jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/