Please enter at least 3 characters.

PSG favorit absolut për De Ligt, pas ofertës për pagë të 'çmendur'

2019/06/De-Ligt-1.jpg
330:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - AUGUST 14: Matthijs de Ligt of Ajax celebrates scoring his teams second goal of the game during the UEFA Champions League third round qualifying match between Ajax and Royal Standard de Liege at Johan Cruyff Arena on August 14, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germain thuhet se do të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Matthijs De Ligt, pasi do t'i ofrojë kontratë më të madhe dhe fitimprurëse.

De Ligt ka befasuar të gjithë me nivelin e lartë të treguar si kapiten i Ajaxit, por edhe si partner i Virgil Van Dijk te Holanda.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që klubet evropiane të futen në 'luftë' për të siguruar shërbime tij.

Barcelona ishte klubi që shihej si i ardhshmi për De Ligt shkaku i marrëdhënieve të mira me Ajaxin, ndërsa edhe Manchester Unitedi shihej si destinacion i mundshëm.

Megjithatë, PSG është e vendosur të sigurojë shërbimet e de Ligt dhe të fitojë garën ndaj Barçës dhe Unitedit si rezultat i një oferte më të madhe për pagë.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, kampionët e Ligue 1 do t'i ofrojnë kapitenit të Ajaxit plot 17 milionë funte në vit.

Kjo gazetë gjithashtu thekson se 19-vjeçari holandez beson se mund të lëvizë më vonë në La Liga ose në Ligën Premier në karrierën e tij. /Telegrafi/