Please enter at least 3 characters.

PSG e sheh Dubravkan si zëvendësues të Trappit

2019/07/ipanews_2733f255-2fa6-469f-a98c-ea6704d8148c_1.jpg

Portieri i Newcastle United, Martin Dubravka ka rënë në radarin e skuadrës franceze të Paris Saint-Germain.

Kampioni i Ligue 1 është gati ta shesë portierin Kevin Trapp, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te gjermanët e Eintracht Frankfurtit.

E përditshmja gjermane, "Kicker" shkruan sot se kampioni i Francës po e kërkon portierin 30-vjeçar sllovak.

Futbollisti është i lidhur me klubin anglez deri në verën e vitit 2022, ku menaxheri francezët besojnë se mund ta transferojnë lojtarin për dhjetë milionë euro.

Shefi i PSG Leonardo e ka bërë të qartë se Trapp do të largohet vetëm nëse do të sjellin zëvendësimin e tij.

Ndryshe, parisienët kanë humbur edhe shërbimet e Gianluiggi Buffonit, i cili është rikthyer pas një viti te Juventusi. /Telegrafi/