Please enter at least 3 characters.

Pse boksierët suspendohen pas çdo dueli - si në rastin e Oleksandr Usyk

2024/05/usyk-fury-2.png

Oleksandr Usyk tregoi lëndimet që ka pësuar pas fitores së tij të vështirë ndaj Tyson Fury - e cila tani ka rezultuar në një pezullim.

Ukrainasi u kurorëzua kampioni i parë i padiskutueshëm me katër rripa në kategorinë e peshave të rënda pas trilerit me 12 raunde.

Kishte spekulime se Usyk kishte pësuar një thyerje të nofullës gjatë ndeshjes epike - diçka që Fury e pohoi se e kishte goditur fort - por ekipi i kampionit i hodhi poshtë thashethemet.

Usyk ka treguar gjendjen e plagëve të tij, duke zbuluar duart e tij të lënduara ashpër, fytyrën e prerë dhe sytë e fryrë nga goditjet e pranuara.

Pra, nuk është çudi që Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit i dha atij një pezullim deri më 2 qershor, sipas BoxRec.

Edhe pse është një kohë e shkurtë, boksierëve u jepet një pezullim mjekësor në mënyrë që të shërohen nga lëndimet e pësuara dhe nuk kanë të drejtë të ngjiten në rin nga 3-6 muaj.

Shumica e luftimeve profesionale mbikëqyren nga një autoritet rregullator për të garantuar sigurinë e luftëtarëve.

Shumica e ndeshjeve të profilit të lartë marrin miratimin e një organi sanksionues, i cili jep rripat e kampionatit, vendos rregulla dhe cakton gjyqtarët. /Telegrafi/