Please enter at least 3 characters.

Pronari i Cityt, Mansour bin Zayed dëshiron ta blejë edhe klubin kinez, Chengdu

2018/11/Mansour-bin-Zayed.jpg
285:"AL AIN, UNITED ARAB EMIRATES - MAY 15: Manchester City owner Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan are pictured during the friendly match between Al Ain and Manchester City at Hazza bin Zayed Stadium on May 15, 2014 in Al Ain, United Arab Emirates. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Pronari i Manchester Cityt, Mansour bin Zayed është në negociata të avancuara për të blerë një klub kinez.

Siç raporton e përditshmja britanike, Daily Mail marrëveshja do të arrihet deri në fund të vitit, me klubin në fjalë që besohet të jetë në Chengdu.

Ai tashmë zotëron Melbourne Cityn e Australisë dhe Club Atletico Torque të Uruguait. Gjithashtu ka aksione në New York City FC, Girona e La Ligas dhe Yokohama F Marinos në Japoni.

Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan (Getty Images)

Kampionët e Ligës Premier janë kritikuar për lëvizjen e lojtarëve në mes të klubeve që janë nën ombrellën e City Football Group.

Burimet e klubit theksojnë, megjithatë, se Citizens janë të fokusuar në ndërtimin e markës së tyre dhe "zgjerimin e zhvillimit të futbollit bazë" në të gjithë botën.

Sheiku thuhet se është i interesuar të jetë pronar edhe një klubi në ligën elitare të shtetit turk.

Ndryshe, pasuria e 47-vjeçarit Zayed arrin shifrat e pesë miliardë eurove në saje të bizneseve të ndryshme. /Telegrafi/