Please enter at least 3 characters.

Pronarët e PSG-së duan ta blejnë klubin nga Anglia, Leeds United

2019/05/led.jpg
90:"A general view of Elland Road before the Sky Bet Championship match at Elland Road, Leeds.
17:"PA Wire/PA Images

Leeds United mund të bëhet njëra ndër skuadrat më të fuqishme në botën e futbollit, pasi në këtë verë mund të ndryshojë pronar.

Investitorë nga Katari janë në bisedimet me pronarët e skuadrës angleze për t’i blerë të gjitha aksionet e klubit para se të fillojë sezoni i ri.

Sipas Financial Times, ‘Qatar Sports Investments’ që poashtu e kanë në pronësi edhe Paris Saint-Germainin, duan ta blejnë Leeds Unitedin.

Leeds United v Derby County (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Pronari aktual i skuadrës angleze, Andrea Radrizzani, thuhet se ka filluar bisedimet me investitorët nga Katari për shitjen e klubit.

Vlera aktuale e Leeds në treg është 500 milionë euro, mirëpo italiani po kërkon mbi 700 milionë euro, ndërsa ka marrë oferta edhe nga gjashtë investitorë të tjerë.

Skuadrat angleze në sezonin e ri do të luajë sërish në Championship, pasi dështuan në 'play-off' që ta mposhtnin Derby Countyn dhe të afroheshin më shumë rikthimit në Ligën Premier. /Telegrafi/