Please enter at least 3 characters.

Pritja madhështore e tifozëve të Galatasarayt për Bafetimbi Gomis (Foto)

2017/06/gomis.jpg

Bafetimbi Gomis e ka kompletuar transferimin e tij te Galatasaray nga Swansea City – ka bërë të ditur klubi anglez.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, shihet se francezit i kanë përgatitur një pritje madhështore gjatë arritjes në Stamboll.

(Twitter/Squawka)

Tifozët e Galatas janë grumbulluar në Aeroportin ndërkombëtar Ataturk për ta pritur lojtarin e tyre të ri.

Swansea pritet të përfitojë rreth 2.5 milionë funte për 31-vjeçarin, i cili në vitin 2014 u transferua në Ligën Premir nga Lyoni si lojtar i lirë.

(Twitter/Squawka)

Në sezonin e kaluar, ai ishte i huazuar te Marseille, ku shënoi 20 gola në 31 ndeshje. /Telegrafi/