Please enter at least 3 characters.

Prishtina mbërrin në Gjibraltar, të gjithë pjesëtarët e klubit testohen në aeroport për Covid-19

2020/08/117856335_10159218218488538_3774593281273651551_n.jpg

Prishtina gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme ka marrë rrugë për në Gjibraltar.

Klubi kryeqytetas tanimë ka mbërritur në shtetin evropian, ku do të zhvillojë ndeshjen e parë evropiane këtë edicion.

Bardhekaltërtit do të përballen me Lincoln Red Imps në kuadër të raundit parakualifikues të Ligës së Evropës.

Ndeshja mes Lincoln dhe Prishtinës zhvillohet ditën e martë me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Victoria të Gjibraltarit.

Foto: FC Prishtina/Facebook

Kujtojmë që për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, këto ndeshje kualifikuese në garat evropiane po zhvillohen me takime teke.

Me të mbërritur në aeroportin e Gjibraltarit, të gjithë anëtarët e Prishtinës i janë nënshtruar testeve për Covid-19, ku rezultatet do të dalin në mbrëmje.

Më poshtë njoftimi i plotë i klubit:F.C. Prishtina sot më 17.08.2020 ka mbërritur në shtetin e Gjibraltarit, për ndeshjen parakualifikuese të Europa Ligës edicioni 2020/2021, Lincoln Red Imps(Gjibraltar) - F.C Prishtina(Kosovë), takim ky i cili zhvillohet nesër, e mërkurë më 18.08.2020 me fillim nga ora 18.00 në Stadiumin “Victoria” të Gjibraltarit.Vlen të theksohet se me të mbërritur në Aeroportin e shtetit të Gjibraltarit, i tërë kontingjenti duke i përfshirë futbollistët, stafin dhe kryesinë e klubit ju ka nënshtruar testeve SARS-CoV-2 nga autoritet vendore, rezultatet e këtyre testimeve pritet ti marrim sot në mbrëmje./Telegrafi/