Please enter at least 3 characters.

Prishtina fituese e Kupës së Pavarësisë

2016/01/prishtina-fituese-e-kup-euml-s-s-euml-pavar-euml-sis-euml_hd.jpg

Prishtina në gjysmëfinale ka ngadhënjyer ndaj Shkëndijës pas penalltive me rezultat 4:2, ndërsa në finale ka mposhtur vendasit Flamurtarin e Vlorës gjithashtu pas penalltive 8:7 pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola.

“E para jemi të lumtur dhe të nderuar që Kupën e Pavarësisë po e sjellim në Prishtinë. Sa i përket ndeshjeve nuk jam shumë i kënaqur me lojën e treguar në takimin e parë me Shkëndijën, pavarësisht se fituam, ndërsa në takimin e dytë me Flamurtarin jam shumë i kënaqur. Kjo tregon se gradualisht po kthehemi në formën tonë dhe se shpejt do të arrijmë atë që po e kërkojmë”, tha nga Vlora trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani. /Zëri/Telegrafi/