Prishtina e respekton Trepçën
Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi edhe pse përballë ka një skuadër që ka shënuar vetëm tre gola këtë stinor, kërkon angazhim maksimal. “Nuk do të jemi pasiv, përkundrazi do të jemi të vëmendshëm, përgjegjshëm dhe maksimalisht të disiplinuar që të luajmë me përkushtim shumë të madh që të vazhdojmë serinë e këtyre ndeshjeve të mira. Çdo futbollistë normalisht duhet të jap maksimumin që sa do kudo të mbesim të bashkëngjitur grupit prej dy ekipeve tjera në hap për vend të parë”, tha Krasniqi për ‘prishtinafc.com’.
“Do të kërkojë përgjegjësi të madhe nga lojtarët, sepse Trepça pa marrë parasysh nga pozita është një klub dhe ekip që gjithmonë ka luajtur futboll cilësor, por shumë faktor kanë ndikuar që ndodhen në këtë pozicion. Pra, shpresoj që me angazhim maksimal të gjithsecilit kërkimin e trepikëshit do ta bëjmë me punë”.
Prishtina vazhdon të ketë mungesa ndërsa banka e kësaj skuadre nuk ka edhe aq alternativa cilësore.
“Kemi disa mungesa muskulore, do të shohim deri në ditën e ndeshjes se kush mund të luaj dhe përveç katër mungesave që i kemi në kohë të gjatë, ndjehet mangësi për vetë faktin që banka rezervë nuk është e pasur, por megjithatë ata që do të aktivizohen do të japin maksimumin”, ka thënë para ndeshjes, kryetrajneri Ramiz Krasniqi.


