Prishtina e fiton ndeshjen ndaj Trepçës me rezultat zyrtar
01/10/2014
Ndeshja e ndërprerë të dielën ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës, është regjistruar me rezultat zyrtare 3:0 për prishtinasit.
Burime të sigurta të gazetës ‘Sport Plus’ brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë bërë të ditur se ndeshja është regjistruar në favor të Prishtinës dhe të enjten do të publikohet vendimi zyrtar që është marrë nga Komisionet përkatëse.
“Ndeshja është regjistruar me rezultat zyrtare 3:0 për Prishtinën. Të enjten do të publikohet vendimi për ndeshjen, si dhe dënimet tjera që Komisioni Disiplinor ka shqiptuar pas incidentit që ka ndodhur të dielën në Mitrovicë në stadiumin ‘Adem Jashari’”, ka thënë burimi i gazetës brenda FFK-së. /Telegrafi/


