Please enter at least 3 characters.

Prindët e të vrarëve në rastin 'Monstra' të revoltuar me vendimin e Gjykatës supreme (Video)

2016/01/konfirmohet-burgimi-i-p-euml-rjetsh-euml-m-nga-gjykata-e-apelit-p-euml-r-rastin-lsquo-monstra-rsquo_hd.jpg

Revoltë ka te prindërit e djemve të vrarë te liqeni i Smillkovës në vitin 2012, pasi që Gjykata Supreme vendosi të shfuqizojë aktgjykimin e lëndë 'Monstra' dhe ta kthejë gjykimin në gjykatën e shkallës së parë për proces të ri gjyqësor.

Disa nga prindët nuk deshën të komentojnë vendimin e Gjykatës supreme, vetëm thonë se rasti tragjik në të cilin ata humbën më të dashurit e tyre, ka qenë i keqpërdorur për qëllime politike, shkruan Tv24.

Siç informojnë nga gjykata, vendimi i këtillë është sjellur për shkak se gjendja faktike është e vërtetuar në mënyrë jo të plotë dhe të gabuaa, sepse gjykatat më të ulëta, teorinë e dëshmisë e kanë bazuar në dëshmi kundërthënëse.

Nga dita e hënë do të dihet nëse personat e dënuar do të mund të mbrohen në liri. Gjykata penale në vitin 2014 shqiptoi dënim të përjetshëm për gjashtë të akuzuar./Telegrafi/