Please enter at least 3 characters.

Princi Charles e takon Ritën para se të vijë në Kosovë

2016/03/rita-1-1-e1457372025794.jpg

Këngëtarja e famshme Rita Ora ka takuar Princin Charles të Mbretërisë së Bashkuar në ceremoninë “Prince’s Trust Celebrate Succes Awards” në Londër.

Vëmendja e medieve ndërkombëtare ishte te paraqitja e bukuroshes në tepihun e kuq dhe takimi i saj i shkurtër me Princin e Walesit.

Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall do të vizitojnë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën nga data 14 - 19 mars 2016.

Lartmadhëria e Tyre do të ndërmarrin një sërë angazhimesh në Kosovë për të festuar pajtimin dhe dialogun ndërfetar, si dhe përpjekjet e njerëzve nga Kosova dhe Britania për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Walesit në Kosovë (ai vizitoi Kosovën në vitin 1999) ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornwallit.