Please enter at least 3 characters.

Prezantuan letërnjoftime të falsifikuara, arrestohen tre persona në Aeroportin e Prishtinës

2021/08/Aeroporti-i-Prishtines.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Aeroportin e Prishtinës, për shkak të dyshimit se të njëjtit prezantuan dokumentin – letërnjoftimin e huaj, që dyshohet të jetë i falsifikuar.

Të njëjtit po tentonin të udhëtonin nga Prishtina drejt një shteti evropian.

"ANP-së, Prishtinë 05.02.2022 - 07:30, janë arrestuar tre të dyshuar, shtetas të huaj, pasi që të njëjtit derisa kanë tentuar të udhëtonjë në destinacionin Prishtinë, në një qytet tjetër evropian, kanë prezantuar dokumente – letërnjoftime të huaja, që dyshohen të jetë të falsifikuar", thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.