Please enter at least 3 characters.

Preventiva në radhë të parë, taksisti kinezë me ide “gjeniale” për t’u mbrojtur nga coronavirusi

2020/03/1-128.jpg

Kur është fjala për coronavirusin, preventiva për disa është në rend të parë. Për këtë janë të vetëdijshëm taksistët kinezë, të cilët pavarësisht ndalesave të shumta – vazhdojnë të detyrohen të kryejnë punën e tyre.

Në rrjetet sociale është publikuar një video që është filmuar nga një pasagjer brenda taksisë, ku shihet se si taksisti është mbrojtur nga infeksionet e mundshme, transmeton Telegrafi.

Ai në fakt kishte izoluar ulësen e shoferit, e ky veprim ka bërë që njerëzit të kenë opinione të ndryshme lidhur me këtë veprim të tij.

Derisa disa talleshin në llogari të tij, të tjerët e falënderonin për zgjidhjen inovative. /Telegrafi/