Please enter at least 3 characters.

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi 24-vjetorin e vrasjes së Haki Imerit

2023/11/haki-imeri-vjosa-osmani.jpg

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së ish-anëtarit të Kryesisë së LDK në Skënderaj, Haki Imeri.

"Në këtë 24-vjetor, kujtojmë një aktivist e një patriot të madh, i cili është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të lëvizjes për pavarësi", ka shkruar Presidenca.

"Përballë rrezikut e sfidave, Hakiu nuk u zmbraps asnjëherë, por punën e tij prej pedagogu e gërshtetoi me aktivitetin patriotik. Hovi i tij u ndal pabesisht kur shkaku i bindjeve politike dhe aktivitetit politik në shërbim të atdheut e të kombit, u vra më 2 nëntor të vitit 1999", vijon njoftimi.

"Le ta nderojmë kujtimin për Hakiun, teksa përkushtimi ndaj idealit të lirisë, qoftë frymëzim i përhershëm për brezat", thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/