Please enter at least 3 characters.

Presidenti Trump vendos sanksione ndaj Bankës Qendrore të Iranit

2019/02/donald_trump-1.jpg
387:"WASHINGTON, DC - JANUARY 31: U.S. President Donald Trump speaks during a meeting with Chinese Vice Premier Liu He, in the Oval Office at the White House on January 31, 2019 in Washington, DC. U.S.-China top trade officials have finished two days of face-to-face trade talks to end a months-long trade war between the worldÕs two largest economies. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka urdhëruar sanksionet më të larta që ekzistojnë ndaj Bankës Qendrore të Iranit.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, ka shtuar se banka ishte burimi i fundit i fondeve të Teheranit.

"Ne kemi shkëputur tashmë të gjithë burimet e financimit ndaj Iranit", tha Mnuchin.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se barrierat e reja ndaj Iranit përbëjnë "sanksionet më të mëdha të vendosura ndonjëherë ndaj një vendi".

Komentet e presidentit vijnë pak ditë pasi ai lajmëroi në Twitter se ka udhëzuar Mnuchin që të rrisë bindshëm sanksionet ndaj Iranit.

Zyrtarët amerikanë, përfshirë Steven Mnuchin dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kanë akuzuar Iranin për orkestrimin e sulmeve shkatërruese ndaj fabrikave të naftës në Arabinë Saudite.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulme. Pentagoni deklaroi më herët gjatë javës se sulmet kanë përkeqësuar ndjeshëm tensionet në rajon.

Sanksionet e reja ndikojnë Bankën Qendrore të Iranit, Fondin e Zhvillimit Kombëtar të Iranit dhe kompani të tjera vendase. /Telegrafi/