Please enter at least 3 characters.

Presidenti i Sevillas, Castro: Kounde është lojtar i yni, por i konsiderojmë ofertat

2021/08/kounde-3-e1629216342290.jpg

Presidenti i Sevillas, Jose Castro Carmona ka folur për situatën e mbrojtësit Jules Kounde, i cili është i lidhur me një transferim te Chelsea.

Kounde ka qenë i lidhur me klubin nga Stamford Bridge, por deri më tani ende nuk ka asnjë marrëveshje, pasi disa oferta janë refuzuar tashmë nga Sevilla.

Për situatën e lojtarit ka folur edhe vet presidenti i Sevillas, Castro.

“Kounde është lojtari ynë, tani për tani. Nuk ka asgjë të rënë dakord ose të bërë për momentin”.

“Ne gjithmonë i konsiderojmë ofertat. Por ditët po mbarojnë…”, përfundoi presidenti i Sevillas.

Megjithatë, Chelsea ka ende besim se një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet.

Oferta përfundimtare pritet të jetë gati pasi marrëveshjes së Bluve me West Hamin për Kurt Zouma. /Telegrafi/