Please enter at least 3 characters.

Prej tre ditësh Mali i Çikës në flakë, zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë

2022/07/zjarri-5-770x408-1.jpg

Prej tri ditësh, Mali i Çikës është përfshirë nga zjarri.

Banorët raportojnë se flakët janë duke përparuar drejt fshatit Dhërmi.

Për të frenuar përhapjen e zjarrit në anën lindore, disa forca të zjarrfikëseve si dhe të Administrimit të Zonave të Mbrojtura janë përqendruar aty ku ndahet mali i Çikës me Llogaranë.

Sipas prefektit Flamur Mamaj, nuk ka rrezik për banorët, pasi vatra e zjarrit është shumë larg.

Ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të thepisur. Deri tani raportohen vetëm djegie të barit dhe shkurreve.

Ndërkohë era e rëndë e tymit, është kthyer në një shqetësim për pushuesit në plazhin e Dhërmiut.

Presidenti Meta bëri thirrje që shteti të ndërpresë pagesat fiktive për inceneratorët dhe të shtojë fondin për mbrojtjen nga zjarret.