Prefektura Durrës: Bashkia indiferente për sezonin turistik
03/08/2011
Prefekti, Genci Alizoti, ka renditur problemet kryesore, duke veçuar pushtimin e të gjitha hapësirave publike të rërës në Plazhin e madh, mosfunksionimin e rojeve dhe të kullave të vrojtimit dhe zhurmat e natës. Zoti Alizoti tha se bashkia e Durrësit “vazhdon të mbajë qëndrim mospërfillës duke bërë që dhjetra persona të humbin jetën në det, ndërkohë që një pjesë e këtyre aksidenteve mund të shmangeshin, nëse bashkia do të vendoste rojet bregdetare”, raportoi AS.
Prefekti Alizoti shtoi gjithashtu se “bashkia ka refuzuar të jetë pjesë e zgjidhjes së problemeve, ndërsa plazhet private dhe rëra e bregdetit administrohen sikur të jenë prona të subjekteve politike”./Telegrafi/


