Please enter at least 3 characters.

Prandelli tregon arsyet pse zgjodhi Valencian, këto janë synimet e tij

2016/10/prandoo-e1475511599316.jpg

Cesare Prandelli ka folur për herë të parë si trajneri i Valencias.

Trajneri italian ka treguar se arsyeja pse zgjodhi të drejtoj klubin spanjoll ishte projekti interesant dhe mentaliteti i  klubit, teksa kërkon që në një kohë të shkurtër ta rikthej Valencian në Ligën e Kampionëve.

“Unë zgjodha për të ardhur në Valencia për shkak se kishte një projekt shumë interesant”, ka thënë Prandelli për mediat spanjolle.

“Projekti i drejtuesve ishte i bazuar në mentalitetin e klubit që ka pasur më parë dhe për këtë i kam thënë po”.

“Kërkoj që në një kohë të shkurtët ta kthejë Valencian në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar trajneri italian. /Telegrafi/