Please enter at least 3 characters.

Poni prononcohet pas lajmit për djegien e banesës (Foto)

2017/08/Poni.jpg

Pas njoftimeve në media se është djegur shtëpia e Ponit në Vlorë, ka ardhur reagimi i saj.

Ishte raportuar nga mediat në Shqipëri se banesa e këngëtares kishte marrë flakë, ndërsa thuhej se ajo nuk jeton aty.

Ishin cituar fqinjët e saj të kishin thënë se banesa është bërë shkrumb e hi dhe se Poni e frekuentonte disa herë këtë apartament.

Mirëpo, përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka sqaruar se është fjala për banesën e prindërve të saj dhe se shin bërë disa dëme të vogla materiale.

“Gjithçka në rregull të dashur miq! Dëme të vogla materiale nga një shkëndije elektrike tek shtëpia e prindërve! Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Poni në një postim në Instagram. /Telegrafi/