Please enter at least 3 characters.

Politika e dogji stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë?”

2016/01/politika-e-dogji-stadiumin-ldquo-riza-lushta-rdquo-n-euml-mitrovic-euml-rdquo_hd.jpg

Mulaj këtë djegie e ndërlidh me miratimin e buxhetit javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, ku kishte një debat të ashpër në mes të ministrit të Ministrisë së Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, ku ky i fundit përmes një amendamenti kishte arritur të siguronte 400 mijë euro investime për këtë vit në stadiumit tjetër të Mitrovicës “Adem Jashari”, transmeton Veriu.info.

Anëtari i Kryesisë së AKR-së, Ismet Mulaj, thotë se nëpër qytetin e Mitrovicës po qarkullonte hipoteza, se këto mjete do të mund të transferohen nga stadiumi “Adem Jashari” për renovimin e stadiumit “Riza Lushta”.

Mulaj me këtë rast përmend edhe një fakt interesant, kur kujton momentin që ministri Kujtim Shala, kishte vizituar stadiumin vetëm pak orë pas djegies, ku thotë se ai nuk u shoqërua nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, pasi që është nga e njëjta parti me ministrin, si dhe as nga deputeti i LDK-së nga Mitrovica në Kuvendin e Kosovës, Sadri Ferati.

“Me rastin e miratimit te buxhetit ne Kuvendin e Kosoves, kishte nje debat te ashper ndermjet ministrit te Kultures, z. Shala dhe deputetit te PDK, z. Haxhiu – Kamishi. Ministri Shala nuk donte te investonte ne stadiumin tjeter Adem Jashari ne Mitrovice, ndersa deputeti Haxhiu e mbronte me cdo mjet. Ne fund fitoi deputeti Haxhiu ne votim. Pas pese dite u dogj stadiumi Riza Lushta (ndoshta rastesi) a do te barten mjetet e planifikuara per investim ne stadiumin Adem Jashari tani per renovimin e stadiumit Riza Lushta? Hetimet dhe koha do ta vertetoje kete hipoteze. Kjo hipoteze keto dite qarkullonte neper Mitrovice! Interesant ishte edhe fakti qe ministri Shala qe e vizitoj stadiumin nuk shoqerohej nga nenktyetari i Komunes e as nga deputeti i zones qe vijne nga e njejta parti!”, (sic) ka shkruar Mulaj në Facebook.