Please enter at least 3 characters.

Policia u gjeti 18 paketime me marihuanë – arrestohen dy persona në Lipjan

2017/10/marihuane.jpg

Policia ka arrestuar dy persona në Lipjan, në mesin e tyre një të mitur.

Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që gjatë kontrollit të  tyre janë gjetur dhe konfiskuar 18 paketime të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë, 235€ para të gatshme, një mulli, një peshore dhe dy telefona mobil.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/