Please enter at least 3 characters.

Policia ende në kërkim të personit të dytë të dyshuar për vrasjen në Pejë

2017/02/16996801_10209929985780116_1473094045_n-1-e1487947666606.jpg

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, është ende në kërkim të personit të dytë të dyshuar për vrasjen që ndodhi sot në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.

Mediat kanë raportuar se është arrestuar edhe personi i dytë, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga policia.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj dhe i njëjti ka thënë se deri më tani është i arrestuar vetëm një person i dyshuar.

“Deri më tani policia ka arrestuar vetëm një person të dyshuar. Personi i dytë është ende në kërkim”, ka thënë Ibraj.

Ndërkaq sot rreth orës 12:50 si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri ka ndërruar jetë I.N kurse personi tjetër B.N është plagosur.

Telegrafi nga burimet e saja ka mësuar se personi i vdekur dhe i plagosur janë të familjes Neziri nga fshati Zahaq i Pejës, babë e bir./Telegrafi/