Please enter at least 3 characters.

Policia e Shqipërisë konfiskoi djathë të kontrabanduar nga Maqedonia

2016/01/brendohet-djathi-i-dibr-euml-s-si-djath-m-euml-kualitativ-n-euml-vend_hd.jpg

Policia e Shqipërisë në aksionin e përbashkët me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Komisariatit policor të Elbasanit, konfiskoi kantë me djathë të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.

Bëhet fjalë për 142 kantë me djathë, por nuk theksohet pesha në total, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Malli i kontrabanduar është zbuluar në rrugën Librazhd-Elbasan, gjatë kontrollit të automjetit që e ka drejtuar 32-vjeçari nga Tirana.

Materiali dëshmues është dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Themelore të Elbasanit, ndërsa i dyshuari do të përgjigjet për "tregti dhe transport të mallit të kontrabanduar" dhe "fshehje tatime"./Telegrafi/