Policia e Ferizajt ndërhyn pas një rasti dhune dhe armëmbajtjeje të paautorizuar
Njësitet policore në Ferizaj raportuan një rast të dhunës në familje, si dhe të mbajtjes në mënyrë të paautorizuar të një arme zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes një gruaje dhe bashkëshortit të saj, e cila përfundoi me ofendime dhe goditje ndaj saj.
Gjatë hetimeve, Policia konstatoi se në banesë ndodhej një pistoletë, e cila dyshohet të jetë në posedim të paautorizuar nga i dyshuari, një mashkull 42-vjeçar. Njësiti i Hetimeve sekuestruar armën dhe 15 fishekë.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, është inicuar rast penal ndaj të dyshuarit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. /Telegrafi/


