Please enter at least 3 characters.

Pogba lë të kuptohet se nuk largohet nga Unitedi

2020/07/PaulPogbamanut-1.jpg
461:"LEICESTER, ENGLAND - JULY 26: Paul Pogba of Manchester United warms up prior to the Premier League match between Leicester City and Manchester United at The King Power Stadium on July 26, 2020 in Leicester, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Oli Scarff/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Paul Pogba ka lënë të kuptohet se e ardhmja e tij qëndron te Manchester Unitedi, ndërsa shpreson të arrijë suksese me Djajtë e Kuq në Ligën e Kampionëve.

Klubi anglez e siguroi pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane duke e mbyllur sezonin në pozitën e tretë në Ligën Premier.

Nga ana tjetër, gjatë sezonit 2019/2020 është spekuluar vazhdimisht se mesfushori francez do të largohet nga Old Traffordi, me Real Madridin dhe Juventusin të interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, duke qenë se për shkak të krizës së pandemisë globale, klubet e kanë të vështirë të paguajnë shuma të majme parash, interesimi për të është zbehur.

Ndërsa pas sigurimit të një vendi në top-katërshe, 27-vjeçari ka shkruar në rrjetet sociale: “Shkojmë në Ligën e Kampionëve, zemër”, duke lënë të kuptohet se ka plane afatgjate me Unitedin. /Telegrafi/

(Foto: Oli Scarff/Pool via Getty Images/Guliver)