Please enter at least 3 characters.

Pogba: Kante dhe Matuidi i kanë nga 15 mushkri

2018/06/GettyImages-980548848.jpg
234:"YEKATERINBURG, RUSSIA - JUNE 21: Paul Pogba of France during the 2018 FIFA World Cup Russia group C match between France and Peru at Ekaterinburg Arena on June 21, 2018 in Yekaterinburg, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Paul Pogba thotë se mesfushorët N'Golo Kante dhe Blaise Matuidi duhet të kenë "15 mushkri" për shkak të mbulimit të mrekullueshëm të lojës ndaj Perusë.

Kante dhe Matuidi kanë shkëlqyer duke qenë të pathyeshëm në mesfushë.

Pogba ishte i përfshirë në golin e Mbappes që ishte goli i vetëm i takimit, por mesfushori pati kompliment interesant për bashkëlojtarët e tij në mesfushë.

"Dyshja ime me Kanten? Është aq lehtë të luaj me Kanten".

"Ai është gjithandej në fushë. Ai duhet të ketë 15 mushkri".

"Blaise ka 15 mushkri po ashtu. Unë jam i rrethuar me talentë të mëdhenj", deklaroi Pogba.

Edhe pse Franca ka qenë larg prej të qenurit impresive deri tash në Kampionat Botëror, Pogba thotë se së paku ata e kanë kryer punën duke i fituar dy ndeshjet e para. /Telegrafi/