Please enter at least 3 characters.

​Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

2016/01/plagosje-e-r-euml-nd-euml-n-euml-skenderaj_hd.jpg

Një person është gjetur i plagosur me armë zjarri në Rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, kur një person ka raportuar se te hyrja e Parkut të Qytetit, kishte gjetur të shtrirë viktimën mashkull, i cili ishte i plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti po hetohet nga njësitet relevante. /Telegrafi/