Please enter at least 3 characters.

Plagosen dy gra në një aheng në Kumanovë

2016/01/plagosen-dy-gra-n-euml-nj-euml-aheng-n-euml-kumanov-euml_hd.jpg

Janë plagosur dy gra nga armë zjarri, si rezultat i të shtënave në një gazmend familjar në Kumanovë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Për incidentin në fjalë tanimë dyshohet një person, i cili është identifikuar dhe menjëherë është arrestuar.

Gazeta "Lajm" e Maqedonisë ka mësuar se bëhet fjalë për 19-vjeçarin D.A. nga Kosova, i cili kishte gjuajtur nga armë zjarri, në një gazmend familjar, në rrugën "Steno Stankovski" në Kumanovë.

Si pasojë e gjuajtjes, janë plagosur dy femra, prej të cilave njëra menjëherë është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, kurse tjetrës i është ofruar ndihma e parë mjekësore në Spitalin e Kumanovës.

Policia ka dalë ne vendim e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore për ndriçimin e rastit. /Telegrafi/