Please enter at least 3 characters.

Përmes rrjeteve sociale bënin thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad, ngritet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër D.B dhe E.B për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Në njoftim thuhet se të pandehurit akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe duke përkrahur publikisht veprimet e organizatës terroriste ISIS.

Sipas aktakuzës, D.B dhe E.B., përmes rrjetit social “Facebook” dhe “Tik –Tok” , kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, me thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad.

"Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë vendosur flamuj të ISIS-it mbikulmin e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë sëtyre, me të cilat veprime potencialisht mund të prishet rendi publik.D.B., sipas provave ka qenë refuzues ndaj të gjithëve që nuk e praktikojnë fenë sipas mënyrës së tij, dhe ka postuar e shpërndarë materiale me gjuhë fyese ndaj shumicës së hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurittë shpallen fajtorë sipas ligjeve në fuqi, dhe t’iu vazhdohet masa e paraburgimit ndajD.B. dhe ajo e arrestit shtëpiak ndaj E.B.