Please enter at least 3 characters.

Përkundër humbjes nga Baseli, City kualifikohet në çerekfinale

2018/03/city-basel.jpg
331:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 07: Mohamed Elyounoussi of FC Basel holds off pressure from Danilo of Manchester City during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Manchester City and FC Basel at Etihad Stadium on March 7, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City e ka konfirmuar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Baselin, edhe pse pësoi humbje prej 2-1 nga skuadra zvicerane.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultat 4-0 në ndeshjen si mysafir, ndërsa pas sfidës kthyese në Etihad Stadium (1-2), kualifikohet me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.

Bernardo Silva e gjeti për mrekulli Gabriel Jesusin në zonë, i cili me lehtësi e futi topin në portën e zbrazët (8').

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, mysafirët ia dolën ta barazonin rezultatin me golin e Mohamed Elyounoussi (17'), i cili u asistua nga Blas Migue. Me rezultat 1-1, skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Baseli shënoi edhe golin e epërsisë me anë të Michael Lang (71'), aistues ishte Elyounoussi.

Deri në mbyllje të takimit nuk pati gola të tjerë dhe ekipi mysafir doli fitues nga kjo ndeshje.

Sidoqoftë, falë triumfit në sfidën e parë, Manchester City siguroi pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6fuc8r

https://www.dailymotion.com/video/x6fucfg

https://www.dailymotion.com/video/x6fufbe