Periudhë e vështirë për Romën (Video)
Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, Konstantinos Manolas shkaktoi penalti dhe u përjashtua me karton të kuq.
Në goditjen e tij nga pika e bardhë, Massimo Maccarone e mposhti portierin De Sanctis (39’).
Në minutat shtesë të gjysmës së parë, numri i lojtarëve në fushë u barazua, pasi Riccardo Saponara u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Gjatë pjesës së dytë, Giallorossët ia dolën ta barazonin rezultatin. Pjanic asistoi te mbrojtësi i djathtë, Maicon dhe braziliani pati kohë dhe hapësirë për të shënuar (57’).
Megjithatë, kryeqytetasit e patën të pamundur që ta shënonin golin e fitores deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Ky barazim e lë Romën gjashtë pikë prapa Juventusit (që me fitore eventuale kundër Udineses do të largohet në nëntë pikë). /Telegrafi/


