Please enter at least 3 characters.

PËR SILIAN

2023/08/Ben-Johnson-e1691061560961.jpeg

Poezi nga: Ben JohnsonPërktheu: Alfred Kola

Veç pi te unë me sytë e tu,
Me të mijtë do çoj dolli.
Lëre puthjen në një gotë
S’kërkoj verë kurrsesi.
Etja që thellë prej shpirtit del
E kërkon pijen hyjnore;
Nektar të pi prej Jupiterit,
Tënden nuk e lë prej dore.

Ka ditë të çova trëndafila
Jo thjesht si nderim për ty
Por t’u jepja ende shpresë
Të mos thaheshin aty.
Por ti sa u more erë
Fët i nise mbrapsht te unë;
Për be, rriten, lëshojn’ aromë,
Jo të tyren, tënden më shumë!