Për sa para do të hidheshit nga 40 metra lartësi në errësirë të plotë - atraksion turistik në Skoci që ngritë adrenalinën në nivele të tjera
Dashamirët e lartësive dhe adrenalinës nuk do të humbasin mundësinë për të kërcyer nga kjo lartësi, por atraksioni i radhës i kalon kufijtë.
Jo vetëm që struktura është 40 metra e lartë, por të interesuarit hidhen në errësirë të plotë(!), e cila ofron një nivel shtesë emocioni.
Atraksioni i pazakontë ndodhet në Skoci dhe në rrjetet sociale po qarkullojnë video të regjistruara në vend. Ata kanë mbi nëntë milionë shikime vetëm në platformën X.
Të shtëna disi të frikshme, kur një person zhduket në errësirë, shkaktuan reagime të ndryshme.
“Nuk jam i sigurt se nga çka kam më shumë frikë, humnera e errët apo lartësia”, ka shkruar një person, ndërsa një tjetër ka shtuar se “nuk mund t’i kuptoj rrethanat në të cilat dikush do të donte ta bënte këtë”.
A do të guxonit të hidheni nga kjo lartësi? Na shkruani në komente. /Telegrafi/


