Për nuset që urrejnë takat e larta: Converse nisi një koleksion atletesh martese
06/03/2020
Shumica e grave do të pajtohen që veshja e takave të larta është e pakëndshme dhe mjaft e dhimbshme, veçanërisht në dasmë, kur duhet t’i vishni për 5 ose më shumë orë, dhe pjesën më të madhe të ditës e kaloni në këmbë, e ndjekur nga një natë e gjatë e vallëzimit.
Për më shumë, disa grave thjesht nuk u pëlqen se si duken takat e larta, dhe kjo është arsyeja pse Converse krijoi Koleksionin e tyre të “Sneakers Converse Wedding”. Po ashtu është!
Tani mund të vallëzoni në natën tuaj më të rëndësishme, rehatshëm dhe në stil me modelin e përjetshëm të Converse, transmeton Telegrafi.


