Please enter at least 3 characters.

Peja U-18 përfaqëson Kosovën në turneun e Zarës

2016/01/f.0819224019809_210.jpg

Pejanët nesër do të udhëtoj për në Zarë të Kroacisë, ku do të përfaqësojnë vendin tonë në këtë turne prestigjioze. Krerët e klubit pejanë në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se në këtë turne në të cilin marrin pjesë skuadra nga shtete të ndryshme, do të mundohen që të kenë paraqitje sa më të mira.

Peja për herë të parë merr pjesë në një turne të tillë, ku do të marrin pjesë ekipe nga Kroacia, Italia, Austria e Ukraina.

Presidenti i Pejës, Adnan Hyseni është shprehur optimist se skuadra e tij do të arrij suksese në Zarë të Kroacisë. Ky turne i cili organizohet nga Federata e Futbollit të Kroacisë dhe është në patronatin e FIFA-s ka për qëllim zbulimin e talentëve. /KosovaPress/Telegrafi/