Please enter at least 3 characters.

PDK e LDK do të udhëheqin me nga dy Komisione Parlamentare

2021/03/167504370_5227995653937356_8975637090883064278_n.jpg

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku është bërë ndarja e Komisioneve Parlamentare.

Nga 14 komisione gjithsejtë, LVV do të udhëheq me 7 prej tyre, PDK do të udhëheq me 2, LDK me 2, kurse Lista Serbe dhe Grupi 6+ do të udhëheqin me nga një komision.

Partia Demokratike e Kosovës do të udhëheq me Komisionin për Ekonomi dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheq me Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Lista Serbe do të drejtojë Komisionin për të Drejtat dhe interesat e Komuniteteve, kurse Grupi 6+ do të udhëheq me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Personat e Pagjetur.

Ndryshe Telegrafi ditë më parë ka raportuar për ndarjen e këtyre komisioneve. /Telegrafi/