Patrik Schick arrin në Romë para kompletimit të transferimit (Foto/Video)
28/08/2017
Sulmuesi i Sampdorias, Patrick Schick, shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtar i Romës.
Futbollisti çek tashmë ka arritur në kryeqytetin italian për ta kompletuar transferimin te Giallorossët.
Schick ishte shumë pranë kalimit te Juventusi, mirëpo ai dështoi në testet mjekësore të Zonja e Vjetër për shkak të një problemi në zemër.
Më pas, ekzaminimet e reja treguan se lojtari e ka tejkaluar problemin dhe për të filloi interesimin edhe Interi. Sidoqoftë, e ardhmja e tij do të jetë në Olimpico.
Besohet se Roma do të paguajë rreth 38 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/


