Pas zjarrit të disa lokaleve te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, policia jep detaje
21/02/2025
Në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri disa lokale, në rrugën “Ilaz Agushi”, në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në orën 05:41 dhe është cilësuar si “Zjarrvënie”.
Tutje në raport bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.
“ZJARRVËNIE, Rr. Ilaz Agushi, Prishtinë 20.02.2025 – 05:41. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri disa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/


